“Të gjithë flasin për Messin sepse e meriton, dhe unë do të flas për të në shtëpi”

PUBLIKUAR

Lionel Messi ishte ylli i mbrëmjes në fitoren e Barcelonës 3-1 kundër Leganes të shtunën, gjë të cilën e ka pranuar edhe bashkëlojtari i tij pas ndeshjes, Ivan Rakitic.

Duke folur për argjentinasin, Rakitic shpjegoi se është e drejtë që të gjithë flasin rreth arritjeve të tij, transmeton Gazeta Express.

“Nëse të gjithë po flasin për Messin është sepse ai e meriton”, ka thënë kroati pas ndeshjes ndaj Leganes.

“Edhe vetë do të flas për të kur të shkoj në shtëpi”, shtoi ai.

Fitorja mbrëmë bëri që Barcelona ta barazojë rekordin e Real Sociedadit prej 38 ndeshjeve pa humbje në La Liga, gjë që e ka bërë krenar edhe Rakiticin.

“Jemi shumë krenarë që e kemi barazuar këtë rekord”, theksoi ai. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...