Tronditet futbolli francez, vdes papritmas futbollisti 18-vjeçar

PUBLIKUAR

Klubi i divizionit të dytë të futbollit francez, Le Havre, ka njoftuar se ka vdekur mbrojtësi adoleshent i klubit dhe skuadrës së të rinjve të Kombëtares franceze, Samba Diop.

Klubi i Ligë 2 njoftoi mbrëmë se 18-vjeçari vdiq papritmas, edhe pse shkaktari i vdekjes së tij nuk është bërë publik, transmeton Gazeta Express.

Sipas mediave franceze, Diop ishte gjetur i pandjenja të shtunën në mëngjes në shtëpinë e vet.

Le Havre ka shprehur pikëllimin e thellë për vdekjen e Diop, si dhe e ka shtyrë ndeshjen e paraparë të luhej të shtunën.

Kujtojmë se para një muaji vdiq papritmas në gjumë mbrojtësi i Fiorentinës, Davide Astori. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...