Vrapo për autizëm – Paguaj sa ta do zemra dhe nomino shoqërin me foto selfie

PUBLIKUAR

Në mbështetje të fëmijëve me autizë, me datë 26 prill duke filluar nga ora 11, në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, do të organizohet minimaratona “5KM minimaraton- Vrapo pr Autizëm”, ku të gjitha të ardhurat do t’u dedikohën fëmijëve të “Asoacionit Nacional të Autizmit në Kosovë”.

Aferdita Paqarada, organizatore e këtij aktivitetet në një bashkëbisedim për portalina tonë, duke i ftuar  njerëzit e vullnetit të mirë që të marrin pjesë në këtë aktivitet bamirësie tregon se tashmë ka filluar shitja e numrave për pjesmarrësit e interesuar në minimaratonën “5KM- Vrapo për Autizëm” i cili do të mbahet me 26 prill, duke filluar nga ora 11 në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Paqarada, duke folur për detajet e kësaj maratone bamirësie tregon se për pjesmarrëje në këtë minimaraton e cila i dedikohët fëmijëve me Autizëmë , ka vetëm tri rregulla:

  • Rregulli i parë parasheh që Secili pjesmarrës i interesuar fillimisht duhët të blejë një numër për pjesmarrëje, të cilin mund ta paguaj aq sa i kushton zemra,
  • Pas blerjës së numrit duhet të bëhet një foto Selfie, me numrin e blerë paraprakisht, dhe të postohet në facebook, duke e nominuar edhe shokun apo shoqen tënde për pjesmarrje në këtë minimaraton,
  • Përfundo stazën 5 km, të paraparë për vrapim në kohën që ti dëshiron, për t’u bashkangjitur në fund në “Festivalin Muzikor”.

 

Paqarada, më tutje tregon se NUK KA FITUES ZYRTAR, ndërsa  pjesëmarrësit mund të jenë prej moshës – 2 vjeçare e sipër, pa marr parasysh faktin nese janë vrapues për herë të pare, atletë profesionistë, student, mjek , aktor , kengetar, etj.

Kurse, destinacioni i kësaj minimaratone fillon nga  Sheshi Zahir Pajziti –deri te Hotel Baci, dhe perfundon ne piken fillestare me “Festivalin Muzikor.

Të intreresuarit për pjesmarrje , numrat mund ti blejnë prej të Shtunës në këto pika :

  • Bulevardi “ Nëna Terezë” në Prishtinë
  • Në palestrat “ Gym Fitness Centre” në Grand Store
  • “Five Star Fitness Centre” në Dragodan
  • “Fit In Gym “ në  Dardani

Ndërkaq, Organizatat dhe Kompanit Private, mund të i paguajn mjetet direkt në Xhirollogarin Bankare

ANAK Pro Credit: 1180003412000197 , duke i dorëzuar / publikuar pastaj  ne faqen e Facebook-ut, të  Minimaratones, listen e pjesëmarresve së bashku me konfirmim, apo duke paguar me para kesh tek  vullnetarët që ndodhën në sheshin Nënë Tëreza, në Prishtinë, menjëherë pasiqë ti merrni numrat për pjesmarrje në minimaratonë. Ndryshe, këtij aktivitetit tashmë kanë filluar që t’u përgjigjën pozitivisht shumë qytetar.  Prandaj mos hezito që edhe ti të bëhesh pjesë e këtij aktivitetit bamirësie, dhe asnjëherë mos harro se kur jep gjithëmon edhe merr / FLLESH.INFO/

Numrat

 

Numriii

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...