Komuna Lipjanit, vazhdon procesi mësimor

PUBLIKUAR

Komuna e  Lipjanit ka njoftuar se nesër do të vazhdoj mësimi i rregullt dhe sipas orarit të rregullt.

Drejtoria komunale e Arsimit në Lipjan, njofton drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe nxënësit se procesi mësimor nesër do të vazhdojë.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun
Komuna e Lipjanit

 

 


Ndërsa,

Këshilli i Përgjithshëm i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka vendosur që nesër (e hënë) nuk do të ketë grevë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Epoka e re”, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ai ka thënë se kanë vendosur që t’i japin kohë Qeverisë deri më 24 prill për të parë nëse do të zbatohet vendimi për pagesën e përvojës prej 0.5 për qind për çdo vit për punëtorët e arsimit.

“Ne do të presim deri më 24 prill për të parë nëse Qeveria do ta zbatojë vendimin e saj. Nëse nuk zbatohet ne jemi të detyruar që të shpallim grevën e përgjithshme”, ka thënë Jasharaj.

 

 

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...