Futbollisti i Liverpoolit mbyll sezonin dhe humb Botërorin?

PUBLIKUAR

Emre Can do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit, por me shumë mundësi do të humbasë edhe Kupën e Botës që starton pas 2 muajsh.

Emre Can pritej që të rikthehej në fushë këtë javë pas një dëmtimi në gju, por lëndimi është më i rëndë se që u mendua në fillim.

“The Mirror” raporton se mesfushori gjerman duhet të bëjë hapa prapa, pasi duhet t’i në shtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

24-vjeçari është në fundin e kontratës me Liverpoolin dhe me shumë gjasa nuk do të ketë mundësi te veshë më fanellën e Liverpoolit.

Më herët ketë javë trajneri, Jurgen Klopp, e deklaroi të padisponueshëm gjermanin, qe mendohej se mund te rikthehej në takimin e parë çerekfinale ndaj Manchester City, por do të humbasë edhe atë të kthimit dhe gjitha ndeshjet e mbetura këtë sezon.

Emre Can tani rrezikon dhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

Futbollisti 24-vjeçar është prej kohësh në shënjestër nga Juventusi, që mund të përfitojë shërbimin e tij me parametra zero. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...