Aksident në udhëkryqin Janjevë – Lipjan, tetë të lënduar

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës raporton se në udhëkryqin Janjevë – Lipjan, kanë mbetur të lënduar tetë persona nga një aksident komunikacioni.

Ky aksident është shkaktuar nga pakujdesia e një qytetari i cili me veturën e tij aksidentoi edhe dy vetura të tjera.

Të lënduarit sipas policisë janë dërguar në QKUK dhe gjendja e tyre sipas mjekëve është e rëndë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00.

“Të lënduarit për shkak të lëndimeve janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe gjendja e tyre sipas mjekëve është e rëndë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...