Klopp shpreson se lëndimi i Salah nuk është shumë serioz.
Mohamed Salah shënoi në fitoren 3-0 të liverpoolit kundër Man City në Champions League, por u detyrua të largohet nga loja në minutën e 52’të për shkak të një shqetësimi në këmbë, vendin e egjiptianit e zuri, Georginio Wijnaldum.
Sido që të jetë, Jurgen Klopp nuk dukej edhe shumë i mërzitur pas ndeshjes për 25 vjeçarin.
Kur u pyet nëse Salah ka pësuar tërheqje muskulore kundër City, Klopp u përgjigj për BT Sport: “Shpresoj që jo”.
“Menjëherë pas ndeshjes më tha: ‘gjithçka mirë, gjithçka në rregull”.
“Shpresoj të jetë ashtu, duhet të presim dhe të shpresojmë”. /Gazeta Express/


