Mkhitaryan ka thumbuar Mourinhon për lojën që aplikon te “Djajtë e Kuq”. Ai është i lumtur që u largua nga “Old Trafford”.
Henrikh Mkhitaryan është tallur me trajnerin e Manchester United, Jose Mourinho, duke thënë se me shumë dëshirë kaloi te Arsenali vetëm për të luajtur futboll ofensivë.
Mkhitaryan ishte pjesë e shkëmbimit me Alexis Sanchez, ky i fundit kaloi në “Old Trafford”.
“Kur dëgjova për shkëmbimin e Man United me Arsenalin, thash: ‘po, dua ta bëj këtë’, nuk u mendova dy herë. Është e rëndësishme për mua që të luaj futboll ofensivë”.
“Nuk ka mundur të imagjinoj start më të mirë. Më kishte marrë malli për futboll ofensivë”. /Gazeta Express/


