“Goli i Ronaldos më i bukuri në histori? E keni parë golin e Francescolit, shikojeni dhe pastaj flasim”

PUBLIKUAR

Simeone ka treguar edhe njëherë se nuk e pëlqen Cristiano Ronaldon.

Para ndeshjes së Atletico Madridit në Europa League, Diego Simeone u pyet për golin e bukur që shënoi Cristiano Ronaldo në Ligën e Kampionëve në fitoren 3-0 të Real Madridit kundër Juventusit.

Gazetari pyeti Simeonen nëse goli i Ronaldos është më i bukuri që ai ka parë deri më sot dhe reagimi i trajnerit të Atleticos ishte i vrullshëm, duke treguar edhe njëherë se nuk e pëlqen Cristianon ashtu si në të kaluarën kur e kishte nënçmuar se “Reali ka lojtarë në skuadër shumë më të mirë se Ronaldo”.

“E keni parë golin e Francescolit? Jo, shikojeni, e pastaj flasim. Shikojeni, shikojeni dhe pastaj flasim”, ishte përgjigjja e Simeones.

Gazetari insiston: “Më i mirë se i Cristianos?”

Simeone: “Shikojeni dhe flasim, sepse nëse nuk e shikon nuk kemi si të flasim”.

Trajneri i Atleticos e kishte fjalën për Enzo Francescolin, që kishte shënuar një gol të bukur në Poloni në vitin 1986, por cili është më i mirë? /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...