“Gjithçka ndryshon kur Messi luan”

PUBLIKUAR

Gjithçka ndryshon kur Lionel Messi luan, sipas bashkëlojtarit të tij te Barcelona, Jordi Alba.

Sulmuesi magjik i Argjentinës ka qenë njeriu kryesor në “Camp Nou” edhe këtë sezon duke e mbajtur të gjallë ëndrrën për triplete me 36 golat e tij, transmeton Express.

Barcelona është shumë pranë titullit kampion në La Liga, gjendet në finale të Kupës së Mbretit dhe sonte luan kundër Romës në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me Messin që i ka ndihmuar skuadrës duke e inspiruar të sfidojë trofetë në fronte të shumta.

“Ai u jep respekt rivalëve dhe neve na bën më të mirë. Me të ndryshon gjithçka”, ka thënë Alba.

“Shanset janë gjithmonë më të mëdha për të fituar kur Messi është në lojë”, shtoi ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...