Portieri 45 vjeçar, Essam El Hadary pritet që të jetë futbollisti më i vjetër që do të luaj në Botëror
Egjiptiani ka thënë se ai do të bëj një paraqitje në Botëror këtë vit derisa ka thënë se do të përpiqet që ti motivojë bashkëlojtaret e tij që ta fitojë këtë garë.
Faraonët janë në grupin A dhe paraqiten në një Botëror pas 28 vitesh ku në grupin A do të përballen kundër mikëpritësit, Rusisë, dy herë kampionit botëror Uruguait dhe outsajderit të grupit, Arabisë Saudite.
“Jam shumë i lumtur që do të luaj në Botëror dhe kam një mesazh për të gjithë futbollistët e Kombëtares, që të besojnë në ëndrrat e tyre dhe ato ti realizojnë duke e fituar këtë trofe”, ka thënë El- Hadary për BBCSport.


