Allegri: Ronaldo është i jashtëzakonshëm

PUBLIKUAR

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka quajtur të jashtëzakonshëm Cristiano Ronaldon, para përballjes së sotme në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Juventusi do të jetë nikoqir i Real Madridit në ndeshjen e parë çerekfinale të garës më prestigjioze evropiane për klube, e cila nis në orën 20:45, transmeton Gazeta Express.

Cristiano është në formë shumë të lartë para këtij takimi, pasi në 10 ndeshjet e fundit për klubin dhe Kombëtaren i ka shënuar 18 gola dhe ka dhuruar tri asiste.

E Allegri është i vetëdijshëm për instinktin vrastar që Ronaldo ka para portës kundërshtare.

“Duhet të jemi shumë të mirë si ekip për ta ndalur atë”, ka thënë Allegri në një konferencë për media para ndeshjes.

“Mendoj se Ronaldo meriton të urohet, sepse është e jashtëzakonshme kur një lojtar në moshën 30 apo 31 vjeçe ta ndryshojë plotësisht stilin e lojës”, shtoi ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...