Banorët e fshatit Sllovi, gjatë ditës së djeshme (15 prill ) dhe ditës së sotme (16 prill) kanë kujtuar 45 dëshmorët dhe martirët e luftës, të vrarë para 16 vitevenëfshatinSllovi.
Por, përveç dhimbjeve, kujtimeve të hidhura e lotëve në fëtyrë, shumë nga familjarët e dëshmorëve e martirëve, të fshatit Sllovi, në bashkëbisedimet OF REKORD, nuk hezitonin të shprehnin edhe dëshprimin e tyre ndaj institucioneve Komunale dhe atyre Qëndrore, për harresën e këtyre të rënëve, duke shtuar se : “ Pushtetarët tanë kanë harruar se falë këtyre që dhanë jetën e tyre para 16 viteve janë aty ku janë sot”, shprehen ata.
Njëri nga banorët Sllovias, i cili kishte dalë për të përkujtuar të rënët në këtë datë, gjatë bashkëbisedimit në OFF RECORD, me lot në sy, dhe duke mos dashur që t’u përmendet emri, derisa qëndronim në malet e Fshatit Sllovi, respektivisht tek Lugu i Demës, ku para 16 viteve forcat Paramilitare Serbe, pikërisht në këtë vend, vranë 17 qytetar të këtij fshatit në mes të tjerash tha : “ As atëherë kur ua dhamë lamtumirën e fundit të afërmëve tanë, as deri para një viti, nuk kam kajt si dje dhe mbram. Gjithmonë kanë thënë se koha i shëron plagët, po pas 16 vitesh, plaga mu shtua. M’u shtua plaga se dje e pash se erdhen këta zyrtarët tanë komunal, me vetura të mira, e me disa veta pas veti, e të cilët perveç që s’kanë ba po thuajse asgjë, për këta të rënë, asnjani prej tyre nuk e morri guximin që të flas qoftë edhe një fjalë të vetme, sikur me kanë t’u ba homazhe tek varrezat e të vdekurve të zakonëshëm, e jo tek 45 dëshmorët e martirët e fshatit tonë” , shprehet në mes të tjerash ky qytetar i mllefosur, duke shtuar se :
“ E kanë ba një date të veçantë për me i kujtu të gjithë dëshmorët e martirët e komunës së Lipjanit, ama kanë harru se 15 e 16 prilli historinë e Komunës tonë e shkrujti me gjakë. Kanë fillu me i harru, duhen me ditë se në këtë vend janë vra 45 veta, kjo është ma shumë se masakra e Reqakut. Unë nuk jam kundër që të kujtohen të gjithëdëshmorët e martirët e komunës së Lipjanit me një datë e në një vend, ama aman, kur të vijnë tjetëren here për homazhe, këto homazhe ne t’i bajnë qysh duhet, ne të merr dikushguximin që të flasë, të shpreh ngushllime në emër të institucionit që përfaqësojnë, se nuk e kemi ndërmend me i akuzu që kanë fillu me i harru ….” Shprehet ky qytetar.
Ndryshe, Komuna e Lipjanit, me rastin e 16 vjetorit të rënjes së dëshmorëve dhe martirëve në tërë komunën e Lipjanit, nën patronatin e kryetarit të Komunës së Lipjanit, Z. ImriAhmeti, është duke realizuar këtë agjendë;
15.4.2015, ora 13.30 – Homazhe në Kompleksin Memorial në Fshatin Sllovi dhe Tërbovc.
18.4.2015 në ora 12.00- Homazhe në Kompleksin Memorial në fshantin Ribar i Vogël.
19.04.2015 nga ora 12:00 me homazhe në Kompleksin Memorial në fshatrat Hallaq të Vogël dhe Rufci Ri.
Ndërsa, më datë 19 prill 2015, nga ora 14: 00, në Qendrën e Kulturës ” Tahir Sinani” në Lipjan, mbahet Akademia Përkujtimore për të gjithë dëshmorët dhe martirët e Komunës së Lipjanit, bëhet e ditur nga njoftimi për medie dhe qytetar nga DKRS, të publikuara në ueb faqen e komunës së Lipjanit/



