Topxhinjtë dhe skuadra e Jurgen Klopp thuhet se janë të interesuar për të riun i cili njihet si njëri prej mesfushorëve më të mirë në Premier Ligë
Për Ndidin mediat angleze disa herë kishin raportuar se janë të interesuar por vetë lojtari i ka hedhur poshtë këto spekulime dhe e merr në konsideratë të ardhmen e tij në Leicester City.
Që nga kalimi i itij në stadiumin King Power në janar të vitit 2017, nigeriani ka pasur një rol kryesor në këtë skuadër dhe është i lumtur me paraqitjet e tij.
Paraqitjet e mira kanë bërë që për atë të interesohen Liverpool dhe Arsenal, por 21 vjeçari dëshiron të vazhdojë me skuadrën e tanishme.
“Nuk mendoj për këtë”, ka thënë Ndidi për The Sun.
“Çdo transfer në një klub të madh do të ishte i kujdesshëm dhe të vepronte ashtu si dua unë. Claude (Puel) gjithmonë i bën gjërat në mënyrë më të sigurt dhe ai e di cilët lojtarë ti transferoi dhe cilët jo. Sa është ai nuk jam duke menduar për largim”, ka thënë tutje Ndidi.
Madje ai mendon që Leicester vitin e ardhshëm është duke menduar për t’u kualifikuar përsëri në Ligën e Kampionëve.
“Për Leicester gjithçka është e mundshme, edhe Liga e Kampionëve. Pse jo? Ne e fituam ligën, mund ta bëjmë këtë përsëri”, tha ai. /GazetaExpress/


