Guardiola: Salah, Mane dhe Firmino janë të pandalshëm

PUBLIKUAR

Guardiola i frikësohet Liverpoolit dhe treshes sulmuese; Salah, Mane dhe Firmino.

Manchester City dhe Liverpooli do të përballen të mërkurën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë zhvillohet në Anfield, kurse ajo e kthimit javën e ardhshme në “Etihad Stadium”.

I pyetur për formën e mrekullueshme të Mohamed Salah dhe nëse duhet të bëjë një plan veçanërisht për ta ndalë atë, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola u përgjigj: Po, më duhet ta bëjë atë (plan special për ta ndal Salahun)”.

“Por, jo vetëm atë. Mane, Firmino – që të tre janë pothuajse të pandalshëm. Janë fantastik, fantastik lojtarë”, shtoi Guardiola.

“Mënyra se si luan Liverpooli, është shumë, shumë e komplikuar për ne. Janë të shpejtë, janë shumë të vështirë, por është çerekfinale e Ligës së Kampionëve dhe nuk presim që në këtë fazë të ketë ndeshje të lehta”, theksoi mes tjerash ish trajneri i Barcelonës e Bayern Munich.

Treshja sulmuese e Liverpoolit së bashku kanë shënuar 75 gola dhe kanë dhuruar 30 asiste. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...