Simeone: “La Liga e Barcelonës falë Messit”

PUBLIKUAR

Simeone beson se Barcelona po e fiton titullin në Spanjë vetëm për shkak të Messit.

Diego Simeone ka thënë se Atletico Madridi nuk ka shanse për titull në La Liga dhe as që ka pasur këtë sezon për shkak të formës mbresëlënëse të yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

Barça ka grumbulluar deri më tani 76 pikë, nëntë më shumë se Atletico Madridi.

“Jemi duke pasur një edicion të mirë në Ligë. E pat se çfarë ndodhi në Sevilla. Pa Messin, Sevilla po fitonte 2-0, me Messin në fushë, Barça fitoi 2-0, edhe pse rezultati final ishte 2-2”, tha Simeone.

“Messi është vendimtar (këtu ku gjendet Barcelona). Ne duam të vazhdojmë t’i përmirësojmë numrat për dallim nga sezoni i kaluar”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...