Për të gjithë ne është e njohur si Kim Kardashian i Rusisë
Bëhet fjalë për modelen ruse, Anastasia Kvitko e cila gjithmonë tërheq vëmendjen e shtypit rozë me pozat provokative dhe paraqitjet e zhveshura.
Kësaj radhe bukuroshja ruse, si objektiv kryesor ka kampionatin botëror ‘Rusi 2018’, që synon të bëhet imazh i eventit.
E ftuar në një emision sportiv, Kvitko tha se unë jam e duhura për të përfaqësuar Rusinë. “Unë synoj ta ‘fitoj’ këtë kampionat botëror, pasi mendoj se jam e duhura për të përfaqësuar Rusinë në faqet rozë të mediave”.
Në këtë event përpos Anastasias do marrin pjesë edhe modelet seksi si Irina Shayk, Victoria Lopyreva etj.



