Është një prej këngëtareve që në çdo formë tenton të marrë vëmendje.
Bleona Qereti njihet për paraqitjet tejet provokuese, për të cilat ka marrë shumë herë kritika, shkruan lajmi.net.
Atë e kemi parë të jetë shumë shpesh pjesë e eventeve prestigjioze, ku më pas është bërë kryetemë e medieve botërore për shkak të zhveshjes.
Qenushi i saj feston ditëlindjen, këngëtarja e ka uruar atë me disa imazhe në rrjete sociale, duke e quajtur “zemra ime”.
Në shumë paraqitje, Bleona ka dalë bashkë me këtë qenush, i cili ka mbushur 6 vjet, e në urimin e saj këngëtarja shkruan “Urime ditëlindje zemra. Urime 6 vjetorin për qenin më të mirë në botë, të dua shumë”. /Lajmi.net/






