Ibrahimovic e pushton edhe Amerikën, debuton me dy golësh fantastik në MLS

PUBLIKUAR

Pas një karriere shumë të bujshme ku pushtoi të gjitha top ligat evropiane, Zlatan Ibrahimovic nuk ka humbur shumë kohë dhe në debutimin e tij në Major Soccer League të SHBA-së ia ka siguruar fitoren skuadrës së LA Galaxy.

Skuadra LA Galaxy po humbiste 3-1 para se sulmuesi suedez të futej në lojë nga banka stoli, raporton Express.

Me tu futur në lojë, Ibra i ndihmoi skuadrës ta ngushtonte disavantazhin në 3-2, para se të shënonte një gol mahnitës nga distanca për t’i barazuar shifrat.

Ai doli në skenë edhe një herë në minutën e 90-të dhe me një goditje me kokë e çoi topin në rrjetë duke ia siguruar fitoren 4-3 LA Galaxy kundër Los Angeles FC.

Më poshtë mund t’i shihni golat e tij mahnitës. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...