Neymar kthehet nga lendimi brenda dy-tri jave

PUBLIKUAR

Trajneri i Paris Saint – Germain beson se ylli brazilian pritet që të kthehet se shpejti në Francë

Neymar pritet që të kthehet në Paris brenda dy tri jave.

Këtë e ka konfirmuar për media trajneri i PSG’së, Unai Emery.

Neymar është në Brazil ku është duke u shëruar pas frakturës që pësoi në fitoren 3-0 kundër rivalëve të Marseille muajin e kaluar.

Madje, mediat kishin shkruar se ai është në dyshim që të ftohet edhe në Botëror për shkak të lëndimit.

“Kam biseduar me të javën e kaluar”, i tha Emery gazetarëve të premten.

“Ai është mirë, i qetë, ne folëm për finale. Ai do ta shikojë atë dhe mandej do të kthehet në Paris brenda dy – tri javëve”.

Neymar protet që mos të jetë i gatshëm në gjysmë finalen kundër Caen për kupën e Francës por, nëse PSG kualifikohet, ai mund të jetë i gatshëm për finalen e kësaj kupe më 8 mars.

Ndryshe, Brazili do të stërvitet dhe do të këtë ndeshje me Kroacinë dhe Austrinë para se ta hap Botërorin me paraqitje kundër Zvicrës më 17 qershor. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...