Lipjan, Puntori i kazinos gënjen Policin se i kanë grabitur 223 euro

PUBLIKUAR

 I dyshuari mashkull K-Shqiptar punëtor në kazino ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur kanë hyrë në lokal dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur 223 euro para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas një pune hetimore është vërtetuar se i dyshuari mashkull K-Shqiptar rastin e kishte inskenuar, pasi që shumën e parave të deklaruara si të grabitura i ka shfrytëzuar për qëllime të tij personale. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori për procedurë të mëtejme.

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...