Zyrtari i Nismës: Arrestimi dhe deportimi i shtetasve turq, komplet joligjor

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Zyrtari i Nismës Social Demokrate, Resul Sinani, e ka komentuar arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq nga Policia e Kosovës.

Thotë se arrestimi dhe ekstradimi i shtetasve nga Turqia është komplet joligjor dhe është shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut!

“Ai është ATAK mbi rendin kushtetues dhe institucional te vendit. Ky nuk është shteti qe e dëshirojmë dhe për te cilin duhet te kontribuojmë. Te gjithë ata qe kane qenë të përfshirë ne këtë operacion duhet të vihen përpara përgjegjësisë” ka shkruar ai në Facebook.
Gjashtë shtetasit turq, banorë të Kosovës, të identifikuar si përkrahës të Gylenit, janë deportuar për në Turqi, të enjten, pak orë pas arrestimit të tyre nga Policia e Kosovës.

Media turke “Hurriyet” shkruan se Agjencia Inteligjente e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë Inteligjente në Turqi, kanë realizuar këtë operacion arrestimesh me sukses./Express

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...