Arban Abrashi e çon në Kushtetuese zgjedhjen e Shpend Ahmetit kryetar të Prishtinës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Ish- kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arban Abrashi e ka çuar në Kushtetuese zgjedhjen e Shpend Ahmetit për Kryetar të kryeqytetit, e cila ka të bëj me vlerësimin e zgjedhjeve të raundit të dytë të balotazhit në Prishtinë.

Ai thotë se ky vendim ka ardh pas një pune disa mujore me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke u bazuar në bazë të dy neneve ku pretendon se janë shkelur.

“Pas një punë disa mujore të ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë i cili ka qenë në bashkëpunim me një universitet, e kemi dërguar në kushtetuese për vlefshmërinë e rundit dyte. Jem bazuar në dy nene të kushtetuese ku mendojmë se  janë shkel gjatë këtij procesi”, ka thënë ai për Express.

Shpend Ahmeti që kishte garuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ka dalë fitues i zgjedhjeve për kryetar të Prishtinës, duke marrë edhe mandatin e dytë për ta drejtuar kryeqytetin.

Ahmeti fitoi këto zgjedhje pas numërimit të votave me kusht, me postë dhe personave me aftësi të kufizuara.

Ai mori 861 vota, ndërsa Arban Abrashi i LDK-së ka marrë 733 vota – 19 fletëvotime kanë qenë të pavlefshme, ndërsa tri fletëvotime bosh.

Në raundin e balotazhit Ahmeti kishte marrë 41 mijë e 401 kurse kundërkandidati i tij nga LDK , Arban Abrashi kishte 41 mijë e 164./Express

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...