Lewandowski fillon negociatat për largim nga Bayerni

PUBLIKUAR

Robert Lewandowski ka kërkuar nga Bayern që të flasin më të për largimin e tij nga Bayerni

Reali, Bayerni dhe Robert Lewandowski kanë filluar lojën e fjalëve për të arritur një marrëveshje për kalimin e këtij të fundit në Real.

Largimi i yllit nga Bayerni tani duket se ka lëvizur nga “ku” në “çfarë kushtesh” mund të ndodh, pavarësisht se shefi ekzekutiv i gjigantit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge, tha kohëve të fundit se ai 100 për qind do të qëndroi në Allianz Arena.

Por, nëse e lexojnë ne mes rreshtash atë çfarë ka thënë Rummenigge tregon se ai ka folur për momentin e tanishëm e jo për hapat që do të ndërmerren me sulmuesin në verë.

Leëandoëski e ka trenin e fundit për të shkuar në një klub të “ëndrrave” sikurse është Real Madridi dhe do të bëj gjithçka që ai të shkojë atje, aq më pak nëse e kërkon klubi në fjalë.

Bayernit i mbetet të kërkojë opsione tjera, e që janë shumë në treg për momentin por target kryesor i klubit bavarez mbetet Morata, Cavani dhe Werner. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...