Eden Hazard ka thënë se është i lumtur në Chelsea dhe i gatshëm të luajë në cilëndo pozitë që trajneri, Antonio Conte, ia kërkon.
Hazard shpesh është përdorur si 9 i rremë në këtë sezon, një rol shumë i vështirë krahasuar me atë që përfaqësuesi belg e luan zakonisht në krah, transmeton Express.
Mediat patën sugjeruar se ai ishte i palumtur me pozitën, megjithatë ai tani ka siguruar se nuk është e vërtetë duke insistuar se është i kënaqur me çfarëdo roli që i jep trajneri.
“Thjesht dua të jem në fushë. Numër 9, numër 10 – mund të luaj edhe si mbrojtës i majtë nëse ma kërkon trajneri, nuk ka problem”, ka thënë Hazard.
“Do të jap gjithçka nga vetja, siç bëj çdo herë”, ka shtuar ai. /Express/


