“Coutinho po aq i mirë sa Neymar”

PUBLIKUAR

Dani Alves nuk brengoset për mungesën e Neymarit në ekipin kombëtar të Brazilit, sepse beson se Philippe Coutinho është po aq i mirë sa bashkëlojtari i tij te Paris Saint-Germain.

Që prej Kupës së Botës më 2014, kur nuk u ftua nga Luiz Felipe Scolari, Coutinho është bërë njëri prej mesfushorëve më të talentuar në botë, transmeton Express.

Paraqitjet e tij të rregullat së pari për skuadrën e Brendan Rodgers dhe më pas të Jurgen Klopp në Liverpool kanë luajtur një rol të madh në zhvillimin e tij, para transferimit në Barcelonë në janar për 160 milionë euro.

Dhe Alves insiston se Coutinho duhet të konsiderohet i të njëjtit nivel me Neymarin, i cili mungon në super ndeshjes e së martës mbrëma mes Brazilit dhe Gjermanisë, për shkak të lëndimit.

“Mendoj se Coutinho është lojtar i të njëjtit nivel me Ney. Ai ka ndikim shumë të madh në lojën tonë dhe në ekipet që luan”, ka thënë Alves. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...