Në sallën e kuvendit të komunës së Lipjanit, sot është mbajtur seanca e pesëmbëdhjetë(15) me radhë të cilën e ka udhëhequr Vlora Limani-Hajnuni, kryesuese e kuvendit të komunës së Lipjanit.
Fillimisht kryesuesja Hajnuni, ka prezantuar këshilltaren e re të asamblesë komunale Adelina Krasniqi, nga Aleanca e të Rinjve nga Kosova ( AKR) dhe ka kërkuar nga ajo betimin në këtë seancë. Adelina Krasniqi është emëruar këshilltare me dorëheqjen e Albulena Gashit.
Pas aprovimit të ekstraktit së mbledhjes të kaluar, për propozim-vendimin, për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të komunës, kryesuesja e kuvendit, Vlora Liman-Hajnuni, tha se, ndryshimi i statutit është më tepër harmonizim me aktet komunale dhe ligjore. Po ashtu kryesuesja Hajnuni, ka theksuar se, nuk është në kompetencë të komunave t’i përcaktojë kufijtë administrativ të territorit.
Ndërsa drejtori i Administratës, Fauz Xhemjali, ka thënë se, me këtë propozim-vendimin ndryshohet neni 13 i kapitullit II dhe neni 20 paragrafi 20.3 i statutit të komunës së Lipjanit.
“ Propozimi për ndryshimin e nenit 13 bëhet me qëllim të harmonizimit me legjislacionin e zbatueshëm përkatësisht me dispozitat e ligjit për kufijtë administrativ komunal ku përfshihen tetë vendbanime të komunës së Lipjanit”, ka thënë drejtori Xhemjali.
Pas diskutimeve nga ana e këshilltarëve komunalë, me 20 vota pro dhe 4 kundër nuk është aprovuar propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të komunës së Lipjanit.
Ndërsa për propozim-vendimin për miratimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për bashkëfinancim në implementimin e projektit- rregullimi i hapësirave publike në qytetin e Lipjanit, ka folur drejtori i Urbanizmit, Ilir Tasholli. Ai ka thënë se, me këtë vendim miratohet memorandumi i mirëkuptimit i lidhur ndërmjet HSIK-DEMOS dhe Komunës së Lipjanit për rregullimin e hapësirave publike.
“ Shuma e bashkëfinancimit do të jetë 45.00.00 nga HSIK-DEMOS kurse Komuna e Lipjanit do të bashkëfinancoj me 55% të vlerës së përgjithshme të projektit përkatësisht 55.000.00 euro, që rezulton në kosto totale të projektit në lartësi prej 100.000.00 euro”, ka theksuar drejtori Tasholli.
Si pikë e rendit të ditës është aprovuar me shumicë votash nga ana e këshilltarëve komunalëNë sallën e kuvendit të komunës së Lipjanit, sot është mbajtur seanca e pesëmbëdhjetë(15) me radhë të cilën e ka udhëhequr Vlora Limani-Hajnuni, kryesuese e kuvendit të komunës së Lipjanit.
Fillimisht kryesuesja Hajnuni, ka prezantuar këshilltaren e re të asamblesë komunale Adelina Krasniqi, nga Aleanca e të Rinjve nga Kosova ( AKR) dhe ka kërkuar nga ajo betimin në këtë seancë. Adelina Krasniqi është emëruar këshilltare me dorëheqjen e Albulena Gashit.
Pas aprovimit të ekstraktit së mbledhjes të kaluar, për propozim-vendimin, për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të komunës, kryesuesja e kuvendit, Vlora Liman-Hajnuni, tha se, ndryshimi i statutit është më tepër harmonizim me aktet komunale dhe ligjore. Po ashtu kryesuesja Hajnuni, ka theksuar se, nuk është në kompetencë të komunave t’i përcaktojë kufijtë administrativ të territorit.
Ndërsa drejtori i Administratës, Fauz Xhemjali, ka thënë se, me këtë propozim-vendimin ndryshohet neni 13 i kapitullit II dhe neni 20 paragrafi 20.3 i statutit të komunës së Lipjanit.
“ Propozimi për ndryshimin e nenit 13 bëhet me qëllim të harmonizimit me legjislacionin e zbatueshëm përkatësisht me dispozitat e ligjit për kufijtë administrativ komunal ku përfshihen tetë vendbanime të komunës së Lipjanit”, ka thënë drejtori Xhemjali.
Pas diskutimeve nga ana e këshilltarëve komunalë, me 20 vota pro dhe 4 kundër nuk është aprovuar propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të komunës së Lipjanit.
Ndërsa për propozim-vendimin për miratimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për bashkëfinancim në implementimin e projektit- rregullimi i hapësirave publike në qytetin e Lipjanit, ka folur drejtori i Urbanizmit, Ilir Tasholli. Ai ka thënë se, me këtë vendim miratohet memorandumi i mirëkuptimit i lidhur ndërmjet HSIK-DEMOS dhe Komunës së Lipjanit për rregullimin e hapësirave publike.
“ Shuma e bashkëfinancimit do të jetë 45.00.00 nga HSIK-DEMOS kurse Komuna e Lipjanit do të bashkëfinancoj me 55% të vlerës së përgjithshme të projektit përkatësisht 55.000.00 euro, që rezulton në kosto totale të projektit në lartësi prej 100.000.00 euro”, ka theksuar drejtori Tasholli.
Si pikë e rendit të ditës është aprovuar me shumicë votash nga ana e këshilltarëve komunalë


