Belotti ka një mesazh për Chelsean, Unitedin e Milanin

PUBLIKUAR

Belotti thotë se do të largohet nga Torino për një klub të madh vetëm nëse i garantojnë vendin e titullarit, në të kundërtën, do të qëndrojë aty ku është.

Andrea Belotti nuk do të shkojë te një klub të madh vetëm për shkak të emrit, por vetëm nëse i garantohet vendi i titullarit. Diçka e tillë po ndodh me shumë transferime në Evropë, veçohet ajo e Alvaro Moratas te Chelsea, Andrea Silva e Nikola Kalinici te Milani, e shumë të tjerë…!

Chelsea, Milani dhe Manchester Unitedi – të gjithë kanë shprehur interesim tash e një kohë për sulmuesin italian, i cili u ka dhënë mesazh të qartë nëse e duan në skuadrën e tyre.

“Njerëzit më thonë të largohem për një klub të madh ku mund të fitoj edhe trofe, por unë shikoj se çfarë është e mirë për mua”, u shpreh Belotti.

“Nuk jam i interesuar të shkoj te një klub i madh nëse nuk do të luaja shumë ose për të qenë zëvendësues. Nëse e bëj, do të jetë sepse do të jemi startues (kudo që shkoj)”, shtoi mes tjerash ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...