Ibra aplikon për vizë migruese për në SHBA

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Zlatan Ibrahimovic, ka aplikuar për vizë migruese për në SHBA – bëjnë të ditur mediat franceze dhe suedeze.

Sipas njoftimeve të bazuara në burimet e gazetës suedeze Aftonbladet, më 19 mars 33-vjeçari ka qëndruar 40 minuta në Ambasadën amerikane në Paris, ku e ka bërë kërkesën për vizë.

Ibra edhe në të kaluarën ka shprehur dëshirë të luajë në MLS-në amerikane, mirëpo ishte zotuar që ta përfundonte kontratën me PSG-në (deri në verën e vitit 2016).

Mirëpo, presioni i shumtë që i bëhet në Francë në javët e fundit (për shkak të komenteve të tij), mund ta detyrojë sulmuesin që të largohet më herët. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...