“Nuk ka shumë dallim mes Salahut dhe Neymarit”

PUBLIKUAR

Joe Gomez nuk mund të zgjedhë se cili është më i miri, Neymari apo Salahu dhe këtë nuk e bën vetëm sepse është shok skuadre me egjiptianin, por që vërtet ishi i Romës po tregon se është lojtar me kualitete dhe se mund të lë gjurmë në botën e futbollit.

Njëri u transferua te Paris Saint Germaini për 222 milionë euro (Neymari, ndërsa tjetri te Liverpooli për 36.9 milionë funte (Mohamed Salah), por Joe Gomez nuk mund të zgjedhë se cili është më i miri.

“Nuk jam i sigurt se cili është më i mirë, është e vështirë të zgjedhësh bazuar në një ndeshje që kam luajtur kundër Neymarit”, tha talenti i Anglisë e Liverpoolit.

“Dytë janë lojtarë fantastik dhe është gjithmonë kënaqësi të luash me ta apo kundër tyre. Dytë kanë kualitete të mrekullueshme individuale. Janë dy lojtar të klasit botërorë”, shtoi ai.

Neymar, aktualisht i dëmtuar, ka shënuar 28 gola në të gjitha garat për PSG-në.

Në anën tjetër, Salah po shijon sezonin më të mirë në karrierë. Ai numëron 36 gola në të gjitha garat, 28 në Premierligë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...