Sahatqija: Gazetarët filmonin gjoksin e deputetes turke

PUBLIKUAR

Teuta Sahatqija, deputetja e LDK-së, ka sqaruar deklaratën e saj se pse gazetarët, sipas saj, po spiunojnë.

Në Klan Kosova ajo ka thënë se një kameraman ka xhiruar gjoksin e një deputeteje turke të Kuvendit të Kosovës. Kjo, sipas saj, ka bërë që të reagojë në këtë formë duke e paralajmëruar deputeten, transmeton Telegrafi.

LEXO PO ASHTU: Skandaloze: Teuta Sahatqija i quan gazetarët, spiunë

“Mediat po shkruajnë lajme seksiste e mizogjene. I thashë deputetes se po të spiunojnë gazetarët. Një kameraman po xhironte deputeten turke, nga koka e gjer në këmbë. Nuk di a po xhironte këmbët a gjoksin e deputetes turke. Nuk jemi në Big Brother. Ky nuk është xhirim gazetaresk, por i paparacëve. Unë reagova në momentin kur po xhiroheshin gjokset e grave deputete”, ka thënë Teuta Sahatqija.

Ajo më tutje ka paralajmëruar se do të reagojë ndaj shkrimeve dhe raportimeve seksiste të gazetarëve të Kosovës, duke shtuar se është e gatshme të përballet me akuzat e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...