​Lëndohet Cengiz Under, ka probleme me gjurin

PUBLIKUAR

Cengiz Under ka ndrydhur gjurin, por nuk është lëndim serioz – ai do të jetë gati për Barcelonën.

Cengiz Under do të mungojë në miqësoren që Turqia e zhvillon kundër Republikës së Irlandës për shkak të ndrydhjes së gjurit – por nuk pritet që ta mbajë shumë jashtë fushave yllin e Romës.

Trajneri i Turqisë, Mircea Lucescu, ishte ai që konfirmoi lëndimin e talentit të Romës. Fillimisht tha se ka pësuar një dëmtim, ndërsa më vonë u zbulua se e ka ndrydhur gjurin e majtë.

Sido që të jetë, sipas “Premium Sport” pas kontrollit të hollësishëm, është vërtetuar se nuk bëhet fjalë për një lëndim serioz dhe se talenti 20 vjeçar do të jetë i gatshëm për ndeshjet kundër Bolognas dhe në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...