Arthuri mezi po pret që ta zbulojë nëse Messi është nga një tjetër planet

PUBLIKUAR

Arthur mezi pret që të stërvitet me Leo Messin te Barcelona dhe ta zbulojë nëse Messi me të vërtetë është nga një tjetër planet.

Arthur tashmë konsiderohet lojtar Barcelonës. Marrëveshja është arritur mes dy klubeve edhe zyrtarisht, por ende nuk dihet nëse do të vijë në verë në Spanjë.

30 milionë euro plus 9 të tjera bonuse, kaq do t’i paguajë Barça Gremios nëse në verë vendos ta blejë përfundimisht brazilianin, aktualisht vetëm ka të drejtën e para që të blejë lojtarin me çmimin tashmë të caktuar nga ana e dy klubeve.

Sido që të jetë, Arthur beson se do ta veshë fanellën e Barcelonës, vetëm ndonjë lëndim i rëndë do t’ia pamundësonte diçka të tillë. Ai mezi po pret të stërvitet me Lionel Messin dhe në formë shakaje u shpreh “mezi po pres për ta kuptuar nëse ai është nga një tjetër planet”.

“Kur kam filluar (të luaj), ka qenë ëndërr të luaj përkrah lojtarëve të mëdhenj si Messi”, tha Arthur për “El Larguero”.

“Tani, kjo është arritur – do të jemi në gjendje të punoj me të çdo ditë”.

“Gjithashtu, do të jem në gjendje të kontrolloj nga afër nëse është nga një tjetër planet apo jo, sepse është lojtar i jashtëzakonshëm”, shtoi mes tjerash mesfushori brazilian. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...