PSG e do Kloppin

PUBLIKUAR

Klopp ka rënë në radarin e PSG-së.

Paris Saint Germaini është duke kërkuar zëvendësues për Unai Emery, që do t’i thotë lamtumirë klubit francez në fund të sezonit aktual.

Sipas “Le Parisien” Jurgen Klopp i Liverpoolit është i fundit që i është shtuar listës së PSG-së për stolin për sezonin e ardhshëm.

Gjermani i bashkohet kështu Luis Enriques, Carlo Ancelottit dhe Antonio Contes – njëri nga ta pritet të ulet në stolin e PSG-së në vend të Unai Emery.

Por, vështirë se Klopp mund të largohet nga Anfield, me të cilën skuadër ka kontratë deri më 2022 dhe ka gjetur gjuhë të përbashkët. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...