Wilshere ia bën me sy Milanit: Do të largohem nga Arsenali

PUBLIKUAR

Jack Wilshere ka bërë të ditur se trajneri i “Topçinjve”, Arsene Wenger, i ka kumtuar lajmin se është i lirë të largohet nga Arsenali para startit të Premierligës.

“Ishte bisedë e sinqertë”, u shpreh Wilshere.

“Ai më ka thënë: ‘në këtë moment nuk do të të ofrojmë kontratë të re, kështu që nëse mund të gjesh një klub tjetër, mund të shkosh’”, deklaroi mesfushori anglez. Por, ai u lëndua dhe mbeti edhe për një sezon te “Topçinjtë”, por duket se më në fund do të largohet.

Për Wilshere interesohet Milani. Gennaro Gattuso tashmë e ka pranuar se i pëlqen 26 vjeçari. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...