Trajkovski: Jemi ekipi më i mirë në Ligën Ballkanike

PUBLIKUAR

Qendra shkupjane, Bojan Trajkovski, ka thënë pas fitores kundër Kozhuvit se Sigal Prishtina është ekipi më i mirë në Ligën Ballkanike.

Trajkovski ishte njëri ndër lojtarët e dalluar të Prishtinës në fitoren e thellë(85-61), dhe kontribuoi me 10 pikë e gjashtë kërcime.

I intervistuar menjëherë pas lojës nga gazetari i mirënjohur shqiptar, Andin Lokaj, Trajkovski tha: “Ne jemi ekipi më i mirë në Ligën Ballkanike. Duke e pasur parasysh se udhëtimi në Gjevgjeli për ndeshjen e dytë do të jetë i vështirë, është dashur të fitojmë sonte me rezultat edhe më të thellë”. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...