Një 30 vjeçar kishte vozitur mbi 100 kilometra në orë, por kur është ndaluar nga Policia, ka deklaruar se është agjent i shërbimit inteligjent. Por, kjo gënjeshtër nuk i ka ecur si duhet qytetarit B.H derisa po udhëtonte në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Policia, pasi e ka verifikuar ka ardhur në përfundim se ky person po mashtronte.
“Më datën 31.03.2015, rreth orës 18, në aksin rrugor Prishtinë – Pejë, shtetasi B.H i lindur me 24.02.1985 është ndaluar nga Njësia e Trafikut te Policisë se Kosovës, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë prej 107 km/h, në vendbanim të lejuar në 50 km/h. Personi i lartcekur për t’i ikur dënimit për shkak të kundërvajtjes, deklaron rrejshëm se është ‘i inteligjencës’. Pas verifikimeve relevante, është vërtetuar se personi ne fjalë ka provuar të mashtroj organet e rendit. Nisur nga ky fakt, ju bëjmë thirrje të gjitha institucioneve te Republikës së Kosovës dhe të gjithë shtetasve të lajmërojnë në 038/260-250 apo në [email protected] të gjitha deklarimet e rrejshme që paraqesin personat e paautorizuar dhe të pandërgjegjshëm”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/


