Bayern Munich në kërkim të një trajneri të ri, propozohet Pochettino

PUBLIKUAR

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic, e ka propozuar trajnerin aktual të Tottenhamit, Mauricio Pochettino, si kandidat për t’u bërë trajner i ardhshëm i gjigantit gjerman, raporton Sport Bild.

Jupp Heynckes do ta lërë postin e trajnerit në detyrë te Bayerni në fund të këtij sezoni dhe ish-mesfushori i Bayernit, Dietmar Hamann, pohoi javën e kaluar se kanë nisur kontaktet me Pochettinon, transmeton Express.

Salihamidzic e ka propozuar emrin e Pochettinos në bisedime me Karl-Heinz Rummenigge dhe Uli Hoeness, edhe pse marrëveshja duket momentalisht e pamundur. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...