Lajmërohet Presidenti, flet për demarkacionin, por nuk tregon se ku është

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Presidenti Hashim Thaçi pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend, lajmërohet më në fund përmes një statusi në Facebook.

Megjithatë, presidenti edhe pse nuk tregoi se ku gjendet, përmes një statusi tha se dhuna në Kuvend është e patolerueshme dhe pamje e tmerrshme për Kosovën në botë.

Thaçi tha se demarkacioni duhet të kalojë sot.

“I ftoj deputetët që të vazhdojnë me punën e tyre, pavarësisht taktikave të rrezikshme të kundërshtarëve të liberalizimit të vizave. Demarkacioni duhet të kaloj sot”, ka shkruar Thaçi.

Ai ka thënë se kjo është ajo që presin qytetarët e vendit, pa dallim partie apo etnie.

“Votimi i demarkacionit nënkupton lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Mjaft i kemi humbur tre vjet me kauza të rrejshme, që po e mbajnë Kosovën dhe qytetarët të izoluar. Tani është momenti i së vërtetës dhe i veprimit. Vendimi i deputetëve pro ratifikimit të marrëveshjes është vullneti i qytetarëve që duan t’i përqafojnë vlerat evropiane. Mos lejoni që të sfidoheni nga askush, sidomos jo nga ata që duan ta mbajnë Kosovën larg vlerave evropiane dhe të izoluar. HTH”, ka shkruar Thaçi./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...