Selena Gomez mesazh për mitin e bukurisë

PUBLIKUAR

Ajo sapo është ndarë nga i dashuri i saj, këngëtari Justin Bieber.

Por, aktorja bukuroshe Selena Gomez duket se e ka lënë pas ndarjen dhe po jeton një jetë positive, shkruan arbresh.info.

25 vjeçarja ka treguar linjat e saj në bikini pas operacionit që kishte në fund të vitit të kaluar .

Komente të shumta erdhën për dukjen e saj dhe shenjat në trup që ende vërehen  tek aktorja Gomez, e për këtë ajo kishte një mesazh të qartë.

“Kam vendosur të kujdesem për vete sepse dua, jo që ti dëshmoj dikujt diçka” ka shkruar aktorja.

“Miti i bukurisë – një obsesion me përsosjen fizike që e komplekson gruan moderne në një cikël të pafund të shpresës, vetëdijes dhe vetëvrarës e cila përpiqet të përmbushë definicionin e pamundur të shoqërisë për bukuri të përsosur, “shtoi ajo.

Aktorja, kishte kryer një transplant të veshkës në shtator të vitit të kaluar, veshkë të cilën ia dhuroj mikja e saj, aktorja Francia Raisa./Arbresh.info/

SHIKO MË SHUMË

Santiana publikon foto me nënën e saj, mbishkrimi kaq emocionues (Foto)

Ish- banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Santiana Maloku ka bërë paraqitjen e radhës...

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...