Trajneri i Spanjës: Morata duhet ta meritojë vendin në Kombëtare

PUBLIKUAR

Trajneri i Spanjës, Alvaro Morata, edhe ka gjasa të jetë pjesë e ekipit kombëtar për Kupën e Botës, edhe pse është lënë jashtë për ndeshjet e ardhshme miqësore të Spanjës.

Sulmuesi i Chelseat nuk u përfshi në skuadrën e Spanjës për ndeshje kundër Gjermanisë të premten dhe kundër Argjentinës të martën, transmeton Express.

Por, me Kupën e Botës vetëm tre muaj larg, Lopetegui ka thënë se Morata ende ka shanse ta meritojë një vend në ekipin kombëtar duke e treguar formën më të mirë për Chelsean.

“Natyrisht që Morata ka shumë mundësi për të shkuar në Kupë të Botës dhe ai e di këtë”, ka thënë Lopetegui për El Partidazo de COPE.

“Ai duhet ta dëshmojë se çfarë lojtari është në muajt në vazhdim”, ka shtuar ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...