Juventusi i gatshëm ta paguajë klauzolën e Steven Nzonzit

PUBLIKUAR

Juve e dëshiron Nzonzin dhe është e gatshme të paguajë klauzolën e lojtarit, 30 milionë euro.

“Mundo Deportivo” raporton se Juventusi është duke këmbëngulur për mesfushorin e Sevillas, Steven Nzonzi, dhe është i gatshëm ta paguajë klauzolën e lirimit e që është 30 milionë euro.

29 vjeçari ka vetëm edhe një vit kontratë dhe dëshira e tij është që të shijojë një tjetër aventurë në një tjetër Ligë para se t’i varë atletet, i cili ka zgjuar interesimin e klubeve nga Serie A, Angli, por edhe Spanjë.

Mësohet se Barcelona ka pyetur për Nzonzin, por nuk janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lojtarit, këtë do ta bëjë “Zonja e Vjetër”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...