Zidane: Ronaldo është nga një tjetër planet

PUBLIKUAR

​Zizu e ka lavdëruar Ronaldon, pas katër golave kundër Gironës.

Zinedine Zidane është i lumtur me paraqitjen e ekipit kundër Gironës, në veçanti të Cristiano Ronaldos. Pas ndeshjes, francezi pati vetëm fjalë të mira për portugezin, për të cilin thotë se “nuk është nga ky planet”.

Ronaldo shënoi katër gola në fitoren e Realit 6-3 kundër Gironës, duke shkuar në 22 finalizime në La Liga këtë edicion, teksa kapi shifrën e 50 het-trikëve në karrierë.

“Ai është lojtar i rëndësishëm për ne. Puna e palodhshme transmeton te grup energji pozitive. Gjithmonë është në formë fantastike kah fundi i sezonit. Ai ka sy për gol dhe këtë nuk do ta humbë kurrë. Ai është nga një tjetër planet, me të vërtetë”, u shpreh Zidane. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...