Në Itali nuk duan as ta shohin: “Cristiano… prapë ti?”

PUBLIKUAR

Mediat italiane ia kanë frikën Cristiano Ronaldos, që i ka shënuar 7 gola në 5 ndeshje Gianluigi Buffonit dhe aktualisht është golashënuesi më i mirë këtë edicion në Champions me 12 gola.

Juventus – Real Madrid, kjo do te jetë super përballja në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, të cilat matën forcat edhe edicionin e kaluar, por në finale – ku Los Blancos fituan 4-1 për ta rrëmbyer titullin e 12 në histori dhe të dytin me radhë në këtë garë, diçka që nuk e kishte arritur askush.

“Cristiano… prapë ti? Kështu shkruan “Correre della Sera” për shortin e Championsit, teksa shton: “është ankthi i Juventusit”.

“Sigurisht, Juventusi do të vuajë. Realo Madridi gjithmonë është favorit kundër çdo rivali, vetëm me Barcelonën e alienit Messi janë të barabartë”, shkruan “La Gazzetta dello Sport”, teksa vazhdon: “fitorja kundër PSG-së konfirmoi edhe njëherë se në Evropë, është Reali që dominon”.

“Zonja e Vjetër” e zhvillon ndeshjen e parë në shtëpi me 3 prill, ndërsa sfida kthyese zhvillohet në “Santiago Bernabeu” me 11 prill.

Lajmi i keq për Zonjën e Vjetër” është mungesa e dy lojtarëve kyç në takimin e parë, për shkak të suspendimeve, Miralem Pjanić dhe Medhi Benatia – ata do të jenë gati për sfidën e kthimit në “Santiago Bernabeu”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...