Man City i ‘prish’ punë Barcelonës për Griezmannin

PUBLIKUAR

Manchester City ka hyrë në garë për Antoine Griezmannin.

Sipas “Diario Gol”, Pep Guardiola dëshiron t’ia prishë planet Barcelonës duke e transferuar në Premierligë sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, transmeton Gazeta Express.

Përderisa thuhet se Harry Kane është objektivi kryesor i Manchester City, Griezmann duket të jetë zgjedhja e dytë e Guardiolas dhe mësohet se klubi anglez mund të përdorë edhe Sergio Agueron si pjesë të marrëveshjes për ta mposhtur Barcelonën.

Griezmann ka bërë këtë edicion 37 paraqitje për Atleticon në të gjitha garat, duke realizuar 22 gola – 16 kanë ardhur në La Liga. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...