Alisson i lumtur me interesimin e Madridit

PUBLIKUAR

Alisson është i lumtur për interesimin e Real Madridit, teksa për brazilianin interesohen edhe Chelsea e Liverpooli.

Portieri i Romës, Alisson, po shkëlqen këtë edicion në Serie A me Romën, çka ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane, duke përfshirë këtu edhe gjigantin e La Ligas, Real Madridin.

“Jam shumë i lumtur kur dëgjoj lajme të tilla, do të thotë se jam duke bërë punë të mirë këtu, edhe më shumë i emocionuar jam kur dëgjoj për interesimin e Real Madridit”, tha Alisson.

Liverpooli është i gatshëm që t’ia marrë Realit Alissonin për të cilin është i gatshëm të paguajë deri në 70 milionë funte.

Gjithashtu mësohet se edhe Chelsea po interesohet për brazilianin e Romës pasi Thibaut Courtois mund të largohet nga “Stamford Bridge” në fund të sezonit aktual. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...