Lopetegui tashmë ka në mendje 19 lojtarë që do t’i marrë me vete në Rusi, dilema mbetet edhe për katër vende tjera, ku luftojnë shumë futbollistë.
Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, shumë shpejt do të bëjë publike listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet miqësore me Gjermaninë (23 mars) dhe me Argjentinën (27 mars).
AS raporton se Lopetegui ka në kokë 19 futbollistë për Kupën e Botës dhe mund të ndodhë që në këto miqësore të provojë diçka të re.
19 lojtarët që e kanë pothuajse të garantuar ftesën për në Botëror janë: (De Gea, Reina, Kepa Arrizabalaga; Carvajal, Piqué, Ramos, Jordi Alba dhe Nacho; Busquets, Iniesta, Silva, Saúl, Koke, Thiago, Asensio, Isco, Morata, Iago Aspas dhe Diego Costa (të diskutueshëm).
Kurse për katër pozita luftojnë lojtarë si: Asenjo dhe Sergio Rico (portier); Odriozola, Sergi Roberto, Bartra, Javi Martínez, Azpilicueta, Monreal, Alberto Moreno (mbrojtës); Illarramendi, Suso, Luis Alberto, Vitolo, Lucas Vázquez, Rodrigo, Callejón, Pedro, Deulofeu, Mariano, Portu, Gerard Moreno (mesfushorë-sulmues). /Gazeta Express/


