Tjetër rekord nga Messi, shënoi golin më të shpejtë në karrierë

PUBLIKUAR

2 minuta e 6 sekonda – kaq iu deshën Messit t’i shënojë gol Chelseat, që tani është shndërruar në më të shpejtin në karrierë për 30 vjeçarin.

Lionel Messi ka shkëlqyer me dy gola kundër Chelseat në “Camp Nou”, ku Barcelona fitoi 3-0, raporton Gazeta Express.

Messi, që ka thyer shumë rekorde, një tjetër e arriti kundër “Bluve të Londrës” të mërkurën mbrëma.

Argjentinasi realizoi në “Camp Nou” golin më të shpejtë në karrierë, saktësisht pas 2 minutave e 6 sekondave lojë (2:06).

Deri në këtë ndeshje, goli më i shpejtë në karrierë për 30 vjeçarin ishte ai në vitin 2010 kundër Racing de Santander, pas 2 minutave e 36 sekondave (2:36), ndërsa podiumi kompletohet me golin e realizuar në Champions kundër Celticut (2:46). /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...