Xhaka: Jemi të përgatitur për fitore, por edhe barazimi është pozitiv

PUBLIKUAR

Euforia e tepruar mbetet armiku kryesor i kombëtares kuqezi në prag të sfidës së Elbasan Arenës me Armeninë, e cila konsiderohet vendimtare në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Euro 2016.

Opinioni publik është i përgatitur vetëm për fitore përballë kundërshtarit që mbyll renditjen në Grupin I, por në kampin kuqezi Taulant Xhaka merr guximin të thotë se edhe barazimi do të ishte rezultat i mirë për formacionin e De Biasit.

“Jemi përgatitur shumë për këtë ndeshje, ku sigurisht do ët kërkojmë fitoren për të rritur shanset tonë për në Evropian. Por edhe një barazim nuk do të ishte rezultat i keq për ne, sepse sërish do të kishim shanse për t’u kualifikuar”.

Futbollisti i Baselit në kampionatin zviceran është i bindur se Arlind Ajeti do të bëjë që të mos ndihet mungesa e Mërgim Mavrajt në qendër të mbrojtjes.

“Arlindi është një mbrojtës i ri dhe shumë i fortë. Unë kam shumë besim tek ai se do ta zëvendësojë më së miri Mavrajn, edhe pse duhet ta pranojmë që ka nevojë për më shumë eksperiencë dhe mund të mësojë nga Mavraj”.

23-vjecari është aktivizuar përgjithësisht si mbrojtës i djathtë te Baseli, por edhe si mesfushor shkatërrues, ndërsa në kombëtaren kuqezi është i gatshëm luajë edhe përkrah Lorik Canës në mbrojtje.

“Te Baseli kam luajtur në disa pozicione, madje edhe në qendër të mbrojtjes. Unë jam i gatshëm të luaj në këtë pozicion edhe në kombëtare, sigurisht nëse trajneri e sheh të nevojshme” , deklaroi Xhaka. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...