Binicius Junior ka vazhduar të shkëlqejë me skuadrën e tij Flamengo në Copa Libertadores
Talenti 17 vjeçar i Real Madridit ka shënuar dy gola në fitoren 1:2 të Flamengos ndaj skuadrës nga Ecuadori, Emelec.
Skuadra e tij ishte duke humbur 1:0, kur Vinicius doli në skenë me dy supergola dhe për t’ia dhuruar fitoren.
Vinicius gjatë verës së kaluar nënshkroi për Realin për 45 milionë euro, ndërsa është i huazuar në Flamengo deri në vitin 2019. /Express/